KreuStil Jetese

Aktorja 41-vjeçare në pritje të një fëmije me të dashurin 26 vjeç?

Aktorja 41-vjeçare në pritje të një fëmije me të

Aktorja Sienna Miller duket se është shtatzënë me fëmijën me të dashurin e ri Oli Green, 26 vjeç. Aktorja e “Factory Girl, 41 vjeç”, u fotografua së fundmi me pushime në Ibiza, dhe nuk mund të mos vihej re barku i saj i rrumbullakosur teksa ecte përgjatë bregdetit me guralecë.

Sienna kishte veshur bikini ngjyrë kafe, ndërkohë që mbante një varse floriri në qaf dhe një palë vathë të kuq.

Aktorja “American Woman” ende nuk e ka dhënë publikisht lajmin për shtatzëninë e saj. Sipas disa burimeve të afërta të Miller, ajo kishte ngrirë disa vezë kur mbushi 40 vjeçe me dëshirën për të patur fëmijë në vazhdim.

Aktorja tashmë është nënë e vajzës Marlowe, 10 vjeçe, me ish-in e saj Tom Sturridge. Ish-çifti u nda në dhjetor 2020 pas katër vitesh së bashku.

Sienna u lidh me partnerin aktual Oli në shkurt të vitit 2022. Dyshja i zyrtarizoi gjërat muajin pasardhës, kur u panë të largoheshin së bashku nga BAFTA Film Awards 2022 në Royal Albert Hall të Londrës.

Po atë muaj, prindërit e ardhshëm bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq së bashku si çift.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF