KreuStil Jetese

Jennifer Aniston zbulon se si ka ndikuar divorci i prindërve tek ajo!

Jennifer Aniston zbulon se si ka ndikuar divorci i prindërve tek ajo!

Kur bëhet fjalë për lidhjet romantike, Jennifer Aniston nuk është ndjerë aq e përgatitur për këtë pjesë. Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën WSJ dhe ka treguar se sa shumë ka ndikuar divorci i prindërve të saj.

Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe. Ajo është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.

“Të shikoja marrëdhënien e familjes sime nuk më bëri të thosha ‘oh, mezi pres ta bëj edhe këtë. Për mua, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë pak të vështira. Isha vërtet e vetmuar’”, u shpreh aktorja, teksa më tej shtoi, “Nuk më pëlqeu ideja për të sakrifikuar atë që isha apo atë që duhej të bëhesha. Është shumë më e lehtë të jesh e vetëm.

Duke parë prindërit që tregoheshin të pasjellshëm me njëri-tjetrin dhe duke parë disa sjellje, unë mendoja: ‘Nuk dua ta bëj këtë, nuk dua të jem ashtu’. Marrëdhëniet janë ende një sfidë për mua. Unë jam me të vërtetë e mirë në çdo punë që kam, por në këtë fushë jam më pak”.

Ajo ka qenë martuar me Brad Pitt për pesë vjet. Më pas në vitin 2015, ajo u martua me Justin Theroux dhe u nda dy vjet më vonë.

Ndërsa nuk dihet nëse aktualisht Aniston ka një person të veçantë në jetën e saj, ajo konfirmoi se me kë po ndante shtratin e saj. “Jam duke fjetur me qenin tim”, ka treguar aktroja.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF