
Modelja shqiptare, Lorena Haliti është sërish në pritje të ëmbël. Ishte ajo vetë që e dha lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihej me barkun e rrumbullakosur dhe në një fazë të avancuar të shtatzanisë.
Lorena u bë nën për herë të parë vitin që shkoi. Djali i saj, Andrea është fryt i dashurisë me sipërmarrësin shqiptar Ami Mëzezi.
Duket se dyshja kanë vendosur të mos presin shumë gjatë për të zgjeruar familjen e tyre, dhe tashmë janë në pritje të fëmijës së dytë.
Haliti ka punuar në mjaft projekte mode në SHBA. Ish-Miss Idaho Teen, mbushi titujt e lajmeve 5 vjet më parë, kur i dha fund romancës disa mujore me sportistin amerikan Tanner McEvoy, ndërsa tashmë ka krijuar familjen e saj.




Stil Jetese
Nga çfarë shkaktohet depresioni, studim i ri!







Stil Jetese
Horoskopi ditor, e martë 22 gusht 2023








