KreuStil Jetese

“Vazhdo të shkëlqesh e kurrë mos ndalo”; Urimin më të bukur Dua Lipa e mori nga babai i saj!

“Vazhdo të shkëlqesh e kurrë mos ndalo”; Urimin

Dua Lipa feston sot 28-vjetorin e lindjes. Edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, këngëtarja ka zgjedhur që këtë ditë të shënuar ta festojë në Ibiza. Ylli i muzikës botërore ndodhet në ishullin spanjoll në shoqërinë e të dashurit të saj, Romain Gavras, miqve dhe familjarëve.

Të shumta kanë qenë urimet për Dua Lipën në këtë ditë të shënuar, por do të veçonim urimin me fjalë zemre që këngëtarja ka marrë nga babai i saj, i cili teksa ka ndarë disa foto me Duan ndër vit, ka shkruar,

 “Përputhja e ngjyrave që nga dita e parë. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua”, ka shkruar ai.

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)

Ndërkohë një urim të bukur, Dua Lipa ka marrë edhe nga nëna e saj, Anesa Lipa, “Gëzuar ditëlindjen Dua!!❤️?❤️ Jeta jote është një aventurë e mahnitshme. Je e bukur brenda dhe jashtë! Të dua pafund!”.

A post shared by ANESA LIPA ✨??????️? (@anesalipa)

Një urim shumë të bukur ka Dua ka marrë edhe nga motra e saj, “Gëzuar Ditën e Duas. Faleminderit që je motra ime dhe shoqja ime më e mirë! Çdo pjesë e jotja thjesht më mahnit dhe nuk mund të jem më shumë se kaq krenare që jam motër jote! Të dua ♡”.

A post shared by rina (@rinalipa)

Kujtojmë që familja Lipa ka vetëm pak ditë që është larguar nga Shqipëria, pasi zgjodhën të shijonin disa ditë pushimi në jug të vendit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF