
Trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço janë një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar. 5 vite më parë, ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore të realizuar në Como të Italisë.
Përkrah dy fotove shumë të bukur nga dasma, Sara Hoxha ka bërë një dedikim për bashkëshortin e saj, ku i shpreh mirënjohjen për vitet e martesës që ata kanë së bashku.
“Postim vlerësimi për pesë vitet e martesës sonë këtë muaj. Pafund mirënjohëse për partnerin tim të jetës?”, ka shkruar Sara, teksa të shumta kanë qenë urimet për ta nga miq, fansa dhe personazhe të njohur.
Sara dhe Ledioni janë bekuar me tre fëmijë, me dy djem London dhe Roman, dhe një vajzë Rüya Roe.
Kujtojmë që Sara Hoxha ka qenë producente e dy edicioneve të para të “Big Brother VIP”. Ajo ishte gjithashtu producente e “Dance With The Stars”.
Në një intervistë të dhënë më herët Sara u shpreh e lumtur për eksperiencat e deritanishme pasi të dyja formatet që ajo ka drejtuar kanë rezultuar mëse të suksesshme.






Horoskopi ditor, e martë 22 gusht 2023













