KreuStil Jetese

Përse çiftet në Japoni nuk thonë “të dua”, si e shprehin dashurinë!

Përse çiftet në Japoni nuk thonë “të

Tokio ofron poza nga më romatiket me ciftet që pozojnë përpara luleve të mrekullueshme të qershisë çdo pranverë, por japonezët janë të vetmit njerëz që e kanë shumë të vështirë “të dua”. Një anketim tregon se vetëm 45% e meshkujve tek të 20-at dhe 30-at e kanë thënë të paktën një herë në jetë. Sa i përket moshatareve të tyre femra, 64% preferojnë fjalën “suki” (më pëlqen) ndaj fjalës “aishiteru” (të dua), kur shprehin ndjenjat per partneret.

Por, përse japonezët e shmangin shprehjen “të dua”? Ka disa arsye:

-Së pari, ata preferojnë të shprehen në mënyrë indirekte. Japonezet besojnë se bukuria e gjuhës qëndron në atë cfarë nënkuptohet. Kjo është arsyeja pse pas një takimi të dështuar ata mund të dërgojnë një mesazh si “do të shihemi përsëri një herë” në vend që të refuzojnë drejtpërdrejt personin tjetër.

E njëjta gjë vlen edhe për shprehjet e dashurisë. Për shembull, në vend që të bëjë një propozim të qartë martese, një burrë japonez mund t’i kërkojë të dashurës së tij t’i gatuajë supë miso çdo ditë, pra të jenë bashkë gjithmonë.

-Ata besojnë se nëse ka kimi të mirë mes dy njerëzve, fjalët janë të panevojshme. Një çift i lumtur është kur dikush mund të lexojë mendjen e tjetrit dhe të kuptojnë ndjenjat e tyre pa u shprehur qartë.

-Fjala “dashuri” nuk ka të njëjtën peshë në fjalorin japonez. Për shembull, mund të themi “E dashuroj të udhëtoj”, por për një japonez do të ishte e tepërt përdorimi i kësaj fjale. Kështu ata preferojnë të përdorin fjalën daisuki, e cila gjithashtu konsiderohet e fortë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF