KreuStil Jetese

Vdes Toto Cutugno, idhulli i brezave të tërë: Këngëtari Italian, i adhuruar në mbarë botën!

Vdes Toto Cutugno, idhulli i brezave të tërë: Këngëtari

Lajmi për vdekjen e Toto Cutugnos po përhapet në të gjitha gazetat dhe televizionet. Këngëtari 80 vjecare u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë. Këtë e pohoi dhe menaxheri i tij, i cili sqaronte në deklaratën për shtyp se gjendja e artistit ishte rënduar së tepërmi këto muajt e fundit.

Kantautori Italian u bë i famshëm në të gjithë botën me këngën të vitit 1983, “L’Italiano”. Cutugno, emri i të cilit ishte Salvatore, vdiq në Spitalin San Raffaele të Milanos.

I lindur në Toskanë nga një baba sicilian, Cutugno fitoi në vitin 1990 Eurovision Song Contest me këngën “Insieme: 1992”. Po kështu, ai ishtë dy herë fitues i Festivalit të  Këngës në Sanremo, ndërsa pushtoi zemrat e italianëve por edhe publikut shqiptar e të tjerëve me zërin e ngrohte e meloditë e mrekullueshme të këngëve të tij, të kthyera gati në himne.

Në vitin 2019, një grup muzikantësh ukrainas u përpoqën ta ndalonin të performonte në Kiev duke thënë se ai ishte një simpatizant rus si edhe ylli tjeter veteran i Italisë, Al Bano.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF