KreuStil Jetese

Lamtumirë, Toto Cutugno! Personazhet publikë mesazhe të ndjerë për ikjen e tij!

Lamtumirë, Toto Cutugno! Personazhet publikë mesazhe të

Toto Cutugno artisti që u dashuruan gjithë shqiptarët teksa këndonte “Insieme 1992”, në “Eurosong” përmes RTSH. Këngëtari me flokët e gjata, dhe qëndrimin snob.

Këngëtari i “Italiano vero”… I larguar në moshën 80-vjeçare, artisti, që vishej elegant me xhinse e xhaketa, preku jo vetëm fansat në vendin e tij Itali. Por, po aq edhe shqiptarët që jetuan në të njëjtën kohë, që e deshën edhe më shume Italinë prej tij.

Dje pas lajmit të hidhur mjaft personazhe ndanë mesazhet e tyre të ndjera për ikjen nga jeta e “Grande Artista”, kantautori, yllit të muzikës italiane.

Për ndjekësit e “Bordo” kemi mbledhur disa prej tyre:

Edi Rama: “Ti ishe një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të prehesh në paqe, ndërsa këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve ?????. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte një privilegj të jetoja së bashku me një legjendë si ju”.

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Majlinda Bregu: “Foton më të mirë nuk e gjen kurrë nëpër albume kur të duhet, por edhe kjo kapur në 1994 kur Toto Cutugno erdhi në koncert në Shqipëri, është një kujtim i bukur? nga ato kohë idealiste kur unë 20 vjeç dhe i gjithë brezi ynë këndonte, ‘L’Europa non è lontana, ce una canzone italiana per voi, insieme unite-unite Europe’.

Riposa in pace Toto Cutugno”.

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

Ilda Lumani: Keqardhje për këngëtarin, që na bëri ta duam aq shumë muzikën italiane dhe Italinë

Ndërkohë postime të tjera të ndjera kanë bërë edhe Blendi Fevziu, Rudina Magjistari, Rosela Gjylbegu, Balina Bodinaku, Olti Curri, të cilët ndanë me ndjekësit e tyre trishtimin e tyre për ikjen e legjendës së muzikës italiane.

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF