KreuStil Jetese

Pasi u pa me Feron; Arbenita zbulon të vërtetën e divorcit!

Pasi u pa me Feron; Arbenita zbulon të vërtetën e divorcit!

Arbenita Ismajli dhe Fero u panë së bashku, duke ecur krah njëri-tjetrit, rreth dy javë pasi reperi doli nga paraburgimi. Menjëherë në media nisën aludimet nëse dyshja e kishte rregulluar marrëdhënien e tyre apo jo.

Me këtë video, Arbenita konfirmoi divorcin nga Fero


Së fundmi, Arbenita si përgjigje ndaj të gjitha lajmeve ka ndarë një video në TikTok, ku ka konfirmuar se ajo dhe Fero po divorcohen, “Unë që po divorcohem, duke i pa kerret që po marrin nuse këtë verë”, pra, pavarësisht takimit, divorc do të ketë”.


Fero qëndroi në paraburgim 30 ditë pasi u akuzua nga Arbenita për dhunë fizike dhe verbale. Në dokumentet e Prokurorisë së Gjilanit thuhej se Fero “Ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe ekonomike ndaj modeles”. Marrëdhënia ishte përkeqësuar tre muajit e fundit dhe Arbenita i kishte kërkuar të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e kishte revoltuar reperin i cili duke mos pranuar ndarjen filloi të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe duke kërkuar një shans të dytë.


Më tej thuhej se kur modelja nuk kishte pranuar dhe ai e kishte goditur me grusht në shpinë. Më pas, pasi e kishte kuptuar se po regjistrohej me telefon nga Arbenita, ia ka marrë telefonin nga dora dhe e ka thyer, duke e kërcënuar me fjalët: “Nëse e merr vajzën dhe ikën në Angli do të të vrasë”.


Në reagimin e parë në mediat sociale, Fero i kërkonte Arbenitës të mos viktimizohet, “Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!. E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar me qenë i kulturuar dhe t’kam leju me u marr me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e keqpërdore deri në maksimum.


E tani pasi e ke sjellë punën deri në nivel gjyqësor tani të presim si po vendosë drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Kurdo të dalë e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do me kalisë më fort për jetën. Shihemi në gjyq”, ka shkruar Fero asokohe në reagimin e tij.


Nga ana tjetër, Arbenita deklaroi në atë kohë se beson në drejtësi. Ajo po ashtu ka thumbuar ish-partnerin, duke u shprehur, “Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF