KreuStil Jetese

“Tani boll”: Italianët telefonojnë policinë për veshjen në rrugë të gruas së Kanye West! 

“Tani boll”: Italianët telefonojnë policinë për

Italianëve u është sosur durimi me Kanye West dhe bashkëshorten e tij, Bianca Censori. Pas një sërë paraqitjesh të diskutueshme në rrugë, të dy u raportuan përfundimisht në polici për sjellje të pahijshme në publik. Disa italianë kanë denoncuar faktin që 28-vjeçarja australiane kishte dalë praktikisht e zhveshur kur u shfaq me një veshje ngjyrë lëkure, që nga larg në fakt, krijonte përshtypjen se ishte krejtësisht nudo.  

Sipas ligjit italian, Bianca rrezikon një gjobë nga 5,000 deri në 10,000 euro, për ekspozimin e saj në mënyrë të pahijshme në publik, apo edhe një dënim me burg nga 4 muaj deri në 4 vjet, nëse gjesti ka ndodhur në sy të të miturve. 

Kanye nga ana tjetër, pavarësisht të nxehtit përvëlues, mbante rroba të zeza, një xhaketë, një kapuç në kokë dhe, siç është mësuar, vetëm çorape në këmbë. Situata është komentuar gjerë e gjatë në rrjetet sociale.

“Është e habitshme sesi ajo nuk është arrestuar ende. Italia është një vend shumë konservator”, “Shpresoj të dëbohen nga Italia, këta të dy po ndosin vendin”, “Është mungesë respekti totale ndaj këtij shteti katolik konservator”; “Duken si dy kllounë, është e turpshme”, ishte vetëm disa nga komentet fshikulluese për ciftin.  Me kalimin e kohës, reperi, i cili është edhe stilist në kohën e lirë, ka ndikuar tek të dashurat e tij përsa i përket veshjeve, duke filluar nga Amber Rose e deri tek së fundmi Bianca Censori. Vetë Kim Kardashian ka rrëfyer në një intervistë se ish-bashkëshorti i saj i kishte thënë në fillim të lidhjes se ajo kishte një stil të tmerrshëm dhe e detyronte të hidhte të gjitha rrobat në gardërobën e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF