Ngjarja në Palermo të Italisë, ku një vajzë 19-vjeçe u përdhunua nga shtatë meshkuj vazhdon të trondisë opinionin public në vendin fqinj. Procesi gjyqësor po vazhdon, ndërsae mediat italiane kanë zbuluar identitet e djemve të përfshirë.
Njëri prej tyre, Cristian Maronia, shpërtheu në lotë në sallën e gjyqit.
“Të kam shkatërruar jetën. Jam pikëlluar për këtë që ka ndodhur, i kërkoj faljes vajzës dhe familjes së saj. Më thanë se ajo do të pranonte”, tha Maronia. “Edhe unë kam të dashur dhe nuk do të doja kurrë që diçka e tillë t’i ndodhë. Nuk e njihja vajzën në fjalë dhe nuk e kisha takuar kurrë më parë”, shtoi ai.
Në gjyq dha dëshminë e tij edhe një i akuzuar tjetër për përdhunim. “Duhet të kisha ikur, jo të qëndroja. Nuk e kuptova se cfarë po ndodhte”, tha Samuele La Grassa.
Sipas gjykatës, vajza kishte qenë nën ndikimin e alkoolit. Të rinjtë e kishin dërguar në një rajon të izoluar nga qyteti dhe atje e kishin përdhunuar dhe filmuar. Ata u arrestuan një muaj pas përdhunimit. Fotografitë e tyre janë shpërndarë në rrjetet sociale.