KreuStil Jetese

Ka një super trup; supermodelja Heidi Klum zbulon sekretin!

Ka një super trup; supermodelja Heidi Klum zbulon sekretin!

Heidi Klum, e cila aktualisht është një nga drejtueset e “America’s Got Talent”, ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram dhe ka zbuluar disa detaje rreth zakoneve të saj aktuale të dietës.

Ish-modelja 50-vjeçare tha se ajo merr vetëm 900 kalori në ditë. Sasia ditore e rekomanduar për të rriturit mesatarisht është 2000 kalori. Për më tepër, Klum tha se mëngjesi i saj me pak kalori zakonisht përbëhet nga tre vezë të ziera.

Teksa një ndjekës e pyeti për peshën e saj aktuale, ish-modelja e Victoria’s Secret tha se peshon 62,5 kilogramë.

Nëna e tre fëmijëve, e cila gjithmonë ka folur për kujdesin për trupin e saj duke patur zakone të shëndetshme të të ushqyerit, ka rrëfyer në të kaluarën se nuk ka ngrënë kurrë pas orës 20:00 dhe se konsumon vakte të vogla çdo 3 orë.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo inkurajoi ndjekësit e saj që të ushqehen shëndetshëm edhe gjatë pushimeve. Teksa ndodhej në Capri të Italisë, ajo ndau foto ku shihej një pjatë me fruta. “Sigurohuni të hani fruta”, shkroi ajo, teksa e shoqëroi postimin me disa emoji me fruta dhe perime.

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF