
Dua Lipa ka festuar këtë të martë 28-vjetorin e lindjes. Edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, këngëtarja ka zgjedhur që këtë ditë të shënuar ta festojë në Ibiza. Ylli i muzikës botërore ndodhet në ishullin spanjoll në shoqërinë e të dashurit të saj, Romain Gavras, miqve dhe familjarëve.
Së fundmi këngëtarja ka ndarë disa fotografi nga festa e ditëlindjes, ku ajo shihet e lumtur me njerëzit e saj të dashur. “Darka e ditëlindjes”, ka shkruar Dua krah postimit, teksa e ka shoqëruar me një emoji me zemër.
Të shumta kanë qenë urimet për Dua Lipën në këtë ditë të shënuar, por do të veçonim urimin me fjalë zemre që këngëtarja ka marrë nga babai i saj, i cili teksa ka ndarë disa foto me Duan ndër vite.
“Përputhja e ngjyrave që nga dita e parë. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua”, ka shkruar ai.
Ndërkohë një urim të bukur, Dua Lipa ka marrë edhe nga nëna e saj, Anesa Lipa, “Gëzuar ditëlindjen Dua!!❤️?❤️ Jeta jote është një aventurë e mahnitshme. Je e bukur brenda dhe jashtë! Të dua pafund!”.
Një tjetër urim të vecantë Dua ka marrë edhe nga motra e saj, “Gëzuar Ditën e Duas. Faleminderit që je motra ime dhe shoqja ime më e mirë! Çdo pjesë e jotja thjesht më mahnit dhe nuk mund të jem më shumë se kaq krenare që jam motër jote! Të dua ♡”.







Horoskopi ditor, e mërkurë 23 gusht 2023


Greqi: Vdesin 18 emigrantë nga zjarret!







Nga çfarë shkaktohet depresioni, studim i ri!



