Eshtë një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë për të marrë drejtimin e “Për’puthen”, dating-show qe e beri te famshme, dhe Efi Dhedhes, ish-banore e “Big Broither VIP” dhe ish-konkurente e “Për’puthen” vete nuk e mohon.
Efi në fakt që ka paralajmëruar më shumë se njëherë në rrjetet e saj sociale se kete vjeshte mund të vijë me një projekt interesant, por nuk ka sqaruar me detaje se per cfare behet fjale dhe cilit ekran i referohet.
Per cdo rast, ndonese nuk ka eksperiencë si moderatore, fansat e Efit dhe jo vetëm, duket se duan ta shohim në drejtimin e programit të Top Channel dhe për këtë e kanë pyetur edhe sot në rubrikën “Ask me a question” në Instagram. E në fakt, ndryshe nga herët e tjera Efi nuk ka hezituar të kthejë një përgjigje, duke u shprehur se (emisionin) “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.
Kjo është hera e parë që ish-konkurentja konfirmon se do donte të ishte në drejtimin e ketij programi. Efi ka nje marrëdhënie shumë të mirë me autoren e emisionit, Olsa Muhameti, ndaj shume thone se nuk do te habiteshin po ta shihnin ne kete pozicion te shumerkuar nga mjaft vajza te ekranit.