KreuStil Jetese

“Dielli që më ngroh”, Sabri Fejzullahu: Urim i ndjerë për Ermalin në ditën e lindjes!

“Dielli që më ngroh”, Sabri Fejzullahu: Urim i ndjerë

Sabri Fejzullahu e tregoi edhe një herë se cfarë marrëdhënie tejet të vecantë e të ngrohtë ka me djalin e tij, edhe ai këngëtar i njohur e shumë i preferuar për publikun shqiptar, Ermalin. Kyi  fundit feston sot ditëlindjen e 35-të dhe mes shumë urimesh në rrjete sociale, vëmendjen e mori ai i të atit.

Sabriu kishte dicka më tepër për të thënë se sa thjesht një urim. Teksa ka publikuar një foto me të birin, artisti ka shkruar:

“Ti je BOTA E IME. Ti je DIELL QË MË NGROH, Ti je ARTIST I MADH ME ZË E ME SHPIRT. Ama kto ti dha Publiku Shqiptar nga e tërë Bota, Ty ta dha Zoti Zërin e Talentin e që ti i gradove me punë me shpirtëbardhësi e me dashuri që dhuron e që merr.

Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen humanizmin dhe thjeshtësinë. Vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur e dhuro dashni ngado e kudo që shkon. I bëfsh 100 o fryma e babit”.

Përmes këtij urimi, ku krahas dashurisë, këngëtari përcjell dhe këshilla prindërore, u pa qartë edhe një herë raporti i jashtëzakonshëm që ekziston mes tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF