KreuStil Jetese

Motra i vdiq 7 vjeç, një djalë nga lidhja jashtëmartesore: Dramat dhe të fshehtat e jetës së Toto Cutugnos! 

Motra i vdiq 7 vjeç, një djalë nga lidhja jashtëmartesore:

Jeta familjare e Toto Cutugno, siç pohonte vetë kohë më parë në një intervistë për Corriere della Sera, u shënjua nga ngjarje tragjike. “Pashë motrën time të madhe, Anën, të vdiste para syve të mi e mbytur. Ajo po hante njoki dhe u mbyt. Ishte 7 vjeçe, ndërsa unë 5”, thoshte këngëtari i famshëm. Motra tjetër, Rosanna, ishte fëmija i parë që iu nënshtrua një operacioni në zemër në Itali.

  

“Babai hyri në borxhe për atë ndërhyrje të cilën e mbaroi me këste në vitin 1978, dy vjet para vdekjes së tij”, rrëfente artisti. Vëllai i tij, Roberto u sëmur nga meningjiti dhe që prej atëherë, pati një jetë të trazuar e të vështirë.  

Cutugno u martua me Carlën në vitin 1971. Të dyve nuk u pëlqente të ekspozonin lidhjen e tyre, duke e jetuar atë jashtë vëmendjes mediatike për më shumë se 50 vjet. Megjithatë, ka pasur raste kur artisti ka folur për gruan me të cilën ka ndarë pjesën më të madhe të jetës. 

Në vitin 2018, ai tregoi se kjo histori e madhe dashurie kishte arritur t`i mbijetonte një tradhëtie. “Carla mund të më kishte nxjerrë nga shtëpia, por ajo nuk e bëri,” pati thënë Cutugno. Nga një marrëdhënie kalimtare jashtëmartesore e tij erdhi në jetë një fëmijë. Bashkëshorja i kërkoi Totos ta njihte e t`i jepte mbiemrin e tij. “Gjëja e parë që më tha ishte të njihja djalin tim dhe t’i jepja mbiemrin”, shkruan fanpage .it.

Me gruan e tij Carla, Cutugno nuk kishte fëmijë. “Nico është drita ime që më ndriçon ditët dhe falë Zotit ai tani jeton në Milano dhe kjo është arsyeja pse ne jemi pothuajse gjithmonë bashkë. Gëzuar ditëlindjen biri im, të uroj gjëra të vogla por themelore për të jetuar një jetë të qetë. Dashuri…. respekt…. sinqeritet…. besnikëri…. bujari… miq të vërtetë… dhe shumë e shumë shëndet. URIM DJALI IM”, i shkruante artisti të birit në vitin 2018, me këtë rastin e ditëlindjes kur Nico mbushte 29 vjeç. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF