
Anija kozmike Chandrayaan-3 zbriti sot në sipërfaqen hënore duke e bërë Indinë vendin e parë në histori që me sukses arrin afër polit jugor të Hënës. “India është tani në Hënë”, tha kryeministri i Indisë, Narendra Modi.
Të gjitha misionet e kaluara në Hënë kanë mbërritur në ekuator, por eksplorimi i polit jugor është çelësi për të gjetur ujë. India u bë, po ashtu, vendi i katërt në histori që shkon në Hënë suksesshëm, pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës. Zbarkimi i suksesshëm i Indisë vjen vetëm pak ditë pasi Luna-25 e Rusisë, e cila ishte nisur drejt sipërfaqes së njëjtë hënore, e humbi kontrollin dhe u rrëzua.
India tani do ta eksplorojë një pjesë të Hënës, për të cilën shkencëtarët mendojnë se mund të përmbajë ujë të ngrirë dhe elemente të çmuara. Një përpjekje e mëparshme e Indisë për këtë mision kishte dështuar në vitin 2019, kujton REL.Duke folur disa orë para zbarkimit të suksesshëm të mërkurën, ish-shefi i hapësirës indiane, K. Sivan, tha se fotot më të fundit të transmetuara nga anija kishin dhënë shenja se edhe pjesa e fundit e udhëtimit drejt polit jugor të Hënës do të kishte sukses.
“Po na jep njëfarë inkurajimi që ne do të jemi në gjendje ta arrijmë misionin e uljes pa asnjë problem”, i tha ai agjencisë së lajmeve AFP.
Sivan shtoi se Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) kishte bërë korrigjime pas dështimit të katër viteve më parë, kur shkencëtarët humbën kontaktin me anijen kozmike disa momente para uljes së planifikuar.



Vlerat e rralla të kumbullave të zeza!





FOTO/ Brenda ditëlindjes së Dua Lipës!







Horoskopi ditor, e mërkurë 23 gusht 2023


Greqi: Vdesin 18 emigrantë nga zjarret!


