KreuStil Jetese

Finalizojnë divorcin pas 8 vjetësh; Halle Berry duhet t’i paguajë ish-it shumën marramendëse!

Finalizojnë divorcin pas 8 vjetësh; Halle Berry duhet t’i

Halle Berry dhe ish-bashkëshorti i saj Olivier Martinez, dhjetë vjet pasi u martuan dhe tetë pasi u ndanë, sapo kanë finalizuar divorcin e tyre. Çifti i njohur më në fund ka përmbyllur divorcin pas betejës 8-vjeçare në gjykatë.

Fituesja e çmimit Oscar dhe aktori francez, të dy 57 vjeç, vendosën të divorcoheshin në tetor 2015, por procedurat u shtynë për një vit më vonë për shkak të kujdestarisë.  Sipas dokumenteve të reja gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Lartë të L.A., të dy kanë finalizuar më në fund divorcin e tyre dhe kanë rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të Maceo, ku secili do të ketë ditët e tyre me djalin.

Halle,  e cila gjithashtu luftoi me ish-in Gabriel Aubrey për kujdestarinë e vajzës së tyre Nahla, thuhet se ka arritur në një marrëveshje të ngjashme me fëmijën që ka me Gabriel. Marrëveshja e divorcit thotë që Berry duhet t’i paguajë ish-it të saj një shumë të konsiderueshme për të mbuluar shpenzimet e fëmijës së tyre.

Ylli i “Catwoman” duhet të paguajë 8000 dollarë në muaj për djalin e tyre 9-vjeçar, Maceo. Në prill të këtij viti, asaj iu caktua nga gjykata që 4.3% të shumës që ajo përfiton nga të ardhurat nga të cilat përfiton mbi 2 milionë dollarë, do të konsiderohen “pension shtesë” për djalin.

Aktorja duhet të paguajë tarifën e shkollës private, uniformën dhe mjetet shkollore të djalit, por kjo shumë do t’i shkojë drejtpërdrejt institucionit dhe jo Martinez. Ajo ka rënë dakord që të mbulojë në 100% aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës.

Me vullnet të plotë, ajo ka rënë dakord për të kontribuar me 55.000 dollarë për avokatët e Martinez.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF