KreuStil Jetese

I famshmi Vituzza Liquore nga Siçilia, tani në Shqipëri!

I famshmi Vituzza Liquore nga Siçilia, tani në Shqipëri!

Një liker dhe një akullore?! A nuk do ta bënte edhe më ideale pasditen tuaj, teksa shihni perëndimin e diellit buzë detit?

Apo do të donit thjesht një liker i ftohur në akull, ku gota e veshur me bulëza e bën edhe më të dashur?

Vituzza Liker nga më i shquari vend i pijeve, Italia, ka mbërritur tashmë në Shipëri dhe Kosovë.

Është një liker, që do ta dashurini që në degustimin e parë të tij. Do të ndjeni në të historinë, kulturën, traditën, cilësinë dhe delikatesën Siciliane!

Në përshkrimin e tij Vituzza Liquore cilësohet si një liker me një shije tepër delikate. Ka një konsistence të mirë alkoolike dhe lë një amëz shumë të këndshme.I vjetëruar 10 vjet në fuçi lisi me shtim të limonit të quajtur “verdello” i cili është një nga përbërësit e produktit, dhe mentes së thatë.

Produkti është i shkëlqyer nëse shërbehet i ftohtë, dhe e veçanta e tij është se mund të konsumohet me akullore, ose të jetë përbërësi sekret i recetave tuaja me pasta apo risotto.

Likeri siçilian tashmë gjendet në Shqipëri dhe Kosovë falë kompanisë L&M Comercial.

Dhe mund ta gjeni në enotecat e njohura

@enoteca.heritage 

@heritage.tirana 

@idea.vino.gastronomia.vlore 

@idea.vino.gastronomia 

@idea.vino.gastronomia.kosove

apo restorantet dhe baret e gjithë vendit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF