Dj Dagz martoi përpara disa ditësh motrën e tij, por më shumë sesa ky lajm në vetvete, vëmendjen e tërhoqi veshja e Einxhel në dasmë. Moderatorja mbante një fustan të zi të gjatë me dantella. Deri gjithcka mirë, por cështje është se mes komplimentave duket se nuk kanë munguar edhe kritikat për ngjyrën e zgjedhur prej saj.
Einxhel sqaroi sot publikisht përse zgjodhi një fustan të zi dhe shprehet se ngjyra e fustanit nuk përcakton respektin dhe dashurinë ndaj kunatës.
“Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku respekti ku dashuria tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di kush është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt, por unë jam me atë që tregohet me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit.
Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq e që nuk durojnë njëra-tjetrën. Ndaj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time. Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli, doja lejla por format e mia trupore nuk ishin gati, dhe kunata më sugjeroi të ziun”, tha Einxhel.