
Stjuardesa në bordin e aeroplanit që u rrëzua të mërkurën ku mbeti i vrarë kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin kishte folur me familjen e saj para nisjes. Kristina Raspopova, 39-vjeçe i kishte treguar te afermve per disa vonesa të pashpjegueshme dhe se avioni ishte duke “u riparuar” para nisjes.
Raspopova, Prigozhin dhe tetë persona të tjerë u shpallën të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit privat në rajonin Tver të Rusisë.
Ajo kishte publikuar madje edhe një foto duke pritur në kafenenë e aeroportit, sipas telegrafit, që thuhet të jetë edhe fotografia e fundit që kishte postuar.
“Na tha se ishte në Moskë, do të udhëtonte jashtë, sot ose nesër”, u shpreh një i aferm i saj.
Vonesat sipas familjareve kishin ndodhur me ditë të tëra. “Po prisnin urdhrin që avioni të nisej”, rrefejne ata.

7 ushqimet që kanë më shumë kalium!







Pete Davidson i jep fund lidhjes me aktoren!




Horoskopi ditor, e premte 25 gusht 2023





Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?


