KreuStil Jetese

Puthi futbollisten, shefi i Federatës spanjolle të Futbollit të Spanjës refuzon të japë dorëheqjen!

Puthi futbollisten, shefi i Federatës spanjolle të Futbollit të

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales deklaroi se nuk do të jepte dorëheqje përballë presionit nga politikanët, lojtarët, sindikatat dhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA) pasi puthi futbollisten Jenni Hermoso në buzë pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës.

Duke folur në një asamble urgjente të RFEF-së, Rubiales u ankua se “feministët e rremë” po “përpiqen të më vrasin”. Ai e përshkroi puthjen si një veprim “të lirë, të ndërsjellë dhe konsensual”.

“A do të më nxjerrë nga këtu një puthje konsensuale? Nuk do të jap dorëheqje. Do të luftoj deri në fund”, tha Rubiales, duke marrë duartrokitje nga audienca kryesisht e përbërë me burra.Rubiales është kritikuar gjatë gjithë javës pas incidentit që ndodhi teksa lojtarëve po u jepeshin medaljet e tyre të arta, pas fitores në finalen e Kupës së Botës më 20 gusht, thote REL. Teksa lojtaret kalonin rresht, Rubiales e puthi në buzë futbollisten Hermoso, të cilës edhe ia kapi kokën me duar.

Refuzimi i tij për të dhënë dorëheqje dhe fjalimi i tij i zjarrtë në asamblenë urgjente të RFEF-së shkaktuan reagim të shpejtë nga politikanët. “Ajo që kemi parë sot në asamblenë e federatës është e papranueshme”, shkroi zëvendëskryeministrja e dytë e Spanjës, Yolanda Diaz, në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter. “Qeveria duhet të veprojë dhe të marrë masa urgjente: mosndëshkimi për veprimet agresive maskuliniste ka marrë fund. Rubiales nuk mund të vazhdojë në detyrë”. Këshilli i Lartë i Sportit i Spanjës (CSD) tha në fillim të javës se do të merrte masa ndaj Rubialesit nëse federata e futbollit nuk do ta bënte këtë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF