KreuStil Jetese

Selena Gomez reflekton për ndarjen dramatike nga Justin Bieber!

Selena Gomez reflekton për ndarjen dramatike nga Justin Bieber!

Selena Gomez në një intervistë të dhënë së fundmi për konferencën Twilio Signal 2023 me sinqeritet trajtoi se si problemet e saj shëndetësore, romantike apo edhe të shëndetit mendor kanë ndikuar në formësimin e saj, në karrierë por edhe për të ndihmuar të tjerët.

“Nuk e di se ku e kam adoptuar këtë qëndrim, por më ka ndihmuar të ndihem më mirë në jetë. Kur u diagnostikova me lupus, isha rreth 16 ose 17 vjeçe. Ishte një proces shumë brutal dhe nuk më pëlqeu aspak. Por pak vite më vonë, unë munda të vizitoja një fëmijë në spital dhe ata nuk do të më shikonin nëse unë nuk do të kisha thënë që kisha edhe unë lupus.  

Dhe atëherë e kuptova se kjo më ndodhi sepse unë mund ta bëja atë moment”, përfundoi Gomez, teksa më tej ajo foli edhe për ndarjen nga Justin Bieber, dhe se si ajo dhimbje bëri të mundur që ajo të krijonte këngën e saj , “Lose You to Love Me”.

“Kështu që atëherë, kur po kaloja një zemërthyerje, menjëherë shkrova muzikën time më të mirë dhe doja të isha aty për çdo grua apo burrë apo këdo që po kalonte atë rrugëtim”, vazhdoi artistja.

“Ndjeva se nuk mora një mbyllje të respektueshme edhe e kisha pranuar këtë, por e di se më duhej një mënyrë për të thënë disa gjëra që do të doja t’i kisha thënë. Nuk është një këngë urrejtjeje; është një këngë që thotë, ‘Kisha diçka të bukur dhe nuk do ta mohoj kurrë që nuk ishte ashtu. Ishte shumë e vështirë dhe jam e lumtur që mbaroi’”, tha Gomez.

Marrëdhënia e Bieber dhe Gomez filloi në vitin 2010 dhe vazhdoi deri në vitin 2018 kur më në fund e ndërprenë romancën e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF