KreuStil Jetese

Xhani Shqerra, prezantues i Festivalit të RTSH-së?

Xhani Shqerra, prezantues i Festivalit të RTSH-së?

Ky do të ishte një lajm i vërtet i bukur për admiruesit e moderatorit aq të dashur për publikun Xhani Shqerra, e jo vetëm. Teksa na ndajnë edhe disa muaj nga fundi i vitit, kanë nisur të qarkullojnë tashmë në ambjentet e Radio Televizionit Shqiptar emrat e mundëshme të prezantuesve të eventit më të rëndësishëm muzikor kombëtar.

 Festivali i RTSH-së mbetet një ndër më të shumëpriturit, e një nga kuriozitetet kryesore të lidhura me të ka të bëjë pikërisht me prezantuesit e përzgjedhur. Një prej emrave të lakuar së fundi ishte ai i Almeda Abazit si një nga figurat që do të hijeshojë skenën e festivalit, fituesi it ë cilit e përfaqëson vendin tonë më pas në ngjarjën me të rëndësishme muzikore europiane, Eurovision Song Contest.

Emri tjetër që po përmendet këto ditë është ai i Xhani Shqerrës, i cili me elegancën, sharmin dhe elokuencën e tij do të kthehej vërtet në një garanci suksesi të moderimit të këtij eventi kyc që pushton cdo vit vëmendjen e publikut shqiptar, e ndaj të cilit, ky i fundit, ka pritshmëri të mëdha.

Shqera është sprovuar tashmë si një një showman i vërtetë, një zbulues i talenteve të reja dhe një moderator me qasje perëndimore të shumëvlerësuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF