
Pas postimit që Dafina Zeqiri bëri këtë të premte në rrjetin e saj social, ku shkruante se kishte vendosur të hiqte nga Instagrami dhe mbyllte marrëdhënien me persona që nuk e kanë respektuar, duke iu referuar në këtë mënyrë çiftit Ledri-Sara, gjatë mbrëmjes ka ardhur dhe një reagim nga bashkëshortja e reperit.
Sara Hoxha teksa shijonte darkën, ka bërë një postim dhe ka shkruar, “Ngrënia e ëmbëlsirave e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira”. Dhe pas kësaj reagimi i Dafinës ka qenë i menjëhershëm.
Kjo e fundit ka ndarë një fotografi teksa ndodhej në një prej koncerteve të saj, dhe ka treguar gishtin e mesit, “Më e ëmbël se sheqeri”. Pas kësaj edhe Ledri Vula më në fund nuk e ndjek më Dafina Zeqirin.
Kujtojmë që gjithçka nisi nga një koment që Ledri bëri në një postim ku Dafina kishte publikuar këngën e fundit dhe pyeste fansat se cila pjesë ju pëlqente më shumë. “T’i kom dhon krejt”, ishte komenti i Ledrit, të cilin më vonë e fshiu.
Kjo fjali e përdorur në këngën e Dafinës në bashkëpunim me Elgitin, ishte përdorur më herët në këngën e reperit në bashkëpunim me Romeon. Ndoshta kjo fjali është shkruar nga Elgiti i cili është bashkëpunëtor në të dyja këngët, por mesa duket Dafinës nuk i ka pëlqyer aspak reagimi i Ledrit dhe situata mes tyre agravoi në këtë pikë.

Horoskopi ditor, e shtunë 26 gusht 2023





7 ushqimet që kanë më shumë kalium!







Pete Davidson i jep fund lidhjes me aktoren!




Horoskopi ditor, e premte 25 gusht 2023


