KreuStil Jetese

E freskët, e shijshme, kjo është receta ideale gjatë ditëve të nxehta!

Kjo do të jetë pjata që do t’ju mbetet në mendje gjatë ditëve të nxehta të verës; e freskët, e shijshme dhe mbi të gjitha e shëndetshme. Mund të përgatitet lehtësisht dhe rekomandohet të konsumohet 2 deri 3 herë në javë 

Sallatë orizi me karkaleca, kunguj të njomë dhe karrota

Përbërësit: 280 gr oriz i zi, 200 gr karkaleca, 4 karota, 3 kunguj të njomë, 1 qepë të njomë, gjysmë thelp hudhër, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë dhe spec djegës.

Përgatitja; Qëroni karotat, pritini në feta dhe zhytni për 1 minutë në ujë të vluar me kripë; kullojini dhe ftohini nën ujë të ftohtë për të ndaluar zierjen. Fërgoni një tigan gjysmë thelpi hudhër, shtoni pak vaj me spec djegës; karotat dhe kungulleshkat e grira dhe ziejini për disa minuta. Shtoni karkalecat dhe lërini të skuqen pak, e më pas i hiqni nga zjarri dhe i rregulloni me kripë. Ndërkohë zieni orizin në ujë të kripur dhe më pas ftoheni në ujë të ftohtë. Transferojeni në një tas dhe rregullojeni me pak vaj; shtoni perimet dhe karkalecat, aromatizojini me pak vaj dhe lëreni sallatën në një vend të freskët para se ta shërbeni.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF