Dafina dhe DJ Geek i dhanë fund romancës disa muaj më parë, por vijuan bashkëpunimin profesional, dhe sipas burimeve pranë tyre thuhej se ata do të punonin bashkë deri në përfundim të sezonit veror.
Dhe kështu ndodhi, mbrëmë është mbajtur koncerti i fundit i Dafinës dhe me të mbaruar Geek ka bërë një postim në rrjetin e tij social, duke e cilësuar këtë rrugëtim gjashtëvjeçar si të paharrueshëm dhe si një eksperiencë të veçantë.
“Publik i dashur, ju faleminderit për këtë rrugëtim të paharrueshëm. Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë për mu. Ky ishte shoë i fundit për mua në ekipin e Moneyz, kështu që ju falënderoj përzemërsisht secilit anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht. Shihemi shumë shpejt në projektet dhe performancat e mia të radhës”, shkroi ai.
Ndërkohë në një postim tjetër, vijoi, “Projektet e mia në YouTube shumë shpejt do të rikthehen në kanalin tim personal”. Projektet e tij muzikore janë hequr nga platformat sociale të Moneyz.
Sapo koncerti i mbrëmshëm përfundoi, Dafina dhe Geek kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, duke shkëputur në këtë mënyrë edhe marrëdhënien e tyre profesionale, përveç asaj romantike.