Këngëtari i njohur Robert Berisha rreth 3 javë më parë u fotografua në shoqërinë e një vajze bionde. Menjëherë në media qarkulloi lajmi se tashmë këngëtari ka nisur një lidhje të re dashurie.
Së fundmi Prive.al bën të ditur se vajza në fjalë quhet Leonita dhe është 26 vjeçe. Po të njëjtat burime konfirmojnë se vajza është shqiptare, por banon në një prej shteteve skandinave.
“Nuk ka asgjë që s’më pëlqen te ti”, ka shkruar Roberti në një prej postimeve të fundit të vajzës në fjalë, ndërkohë që pëlqimet e tij në fotot që ajo ka postuar janë të shumta.
Kujtojmë që Robert Berisha për vite me radhë ka qenë i martuar me Nora Istrefin, me të cilën ka edhe një vajzë Renne. Edhe pse tashmë janë ndarë ata ruajnë një raport shumë të mirë bashkë për shkak të vajzës së tyre.
“Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë”, tha ai në një intervistë të dhënë pak muaj më parë, ndërkohë që shtoi se ka marrë tiparet më të bukura të Norës, sidomos pjesën e syve.