KreuStil Jetese

Kolegë toksikë në ambientin e punës? Ja si të veproni!

Kolegë toksikë në ambientin e punës? Ja si të veproni!

I ka ndodhur shuëmkujt prej nesh të përballet me persona toksikë në vendin e punës. Që nga drejtuesi që mund të jetë problematik, e deri tek kolegët xhelozë që fusin shkopinj nën rrota e bëjnë komente përcmuese.

Por si duhet vepruar në një rast të tillë? Duhet qëndruar pavarësisht të gjithave, apo duhet marrë iniciativa për t`u larguar. Ekspertët mendojnë se qëndrimi në një mjedis pune toksik mund të ketë ndikime afatgjata në shëndetin mendor. Ja cfarë këshillojnë ata:

Dokumentoni gjithçka

Kjo është një nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me një mjedis pune toksik. Të gjitha përvojat tuaja negative duhet të dokumentohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për racizëm dhe forma të tjera paragjykimesh. Email-i është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur të dokumentuara disa situata.

Tregojini kufijtë

Vendosja e kufijve mund të bëhet në shumë mënyra. Mundohuni të kufizoni ndërveprimet me personin që ju prek. “Kur dikush ka fuqinë të përcaktojë jetën tuaj kjo është një dinamikë pushteti. Personi e di se ka diçka mbi ju dhe mund të abuzojë me atë pushtet. Reagimet e traumës mund të jenë depresioni, ngrënia e tepërt ose alkooli”, thotë Khadyajah Jenkins, një zbuluese e talenteve të reja.

Krijoni një plan daljeje

Është e rëndësishme të mbani në mend se largimi mund të jetë alternativa më e mirë. Por, ju nuk duhet ta lini punën nëse nuk është e nevojshme. “Nuk mund të krijoni siguri në një vend që është toksik ose i dëmshëm për ju. Mund të kesh kufij dhe praktika meditimi, por nëse nuk është një hapësirë e sigurt, asgjë nuk ndryshon”, thonë ekspertët.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF