Ardian Bujupi i befasoi të gjithë rreth një muaj më parë, me lajmin se ishte martuar në fshehtësi të plotë. U tha se artisti shqiptar që jeton dhe punon në Gjermani, e kurorëzoi me martesë dashurinë e tij, përmes një ceremonie private organizuar me një rreth të ngushtë të afërmish e miqsh.
Asnjë foto e ciftit nuk u publikua megjithatë, dhe identiteti i vajzës fatlume nuk u zbulua, duke i bërë shumë kuriozë ndjekësit e këngëtarit.
Prive së fundmi ka sjell një fotografi të dyshes nga pushimet e tyre si çift i sapomartuar.
Bashkëshortja e krijuesit të hitit “Na jena njo” është një shqiptare nga Kosova, e cila që në moshë të re është shpërngulur në Gjermani. Edhe pse një pjesë e fytyrës së saj është mbuluar nga telefoni në selfin e sjellë nga Prive, sërish duket qartë që është një bukuroshe e vërtet, dhe duken të dy një cift mjaft simpatik!