KreuStil Jetese

Farat e linit – Sasia e rekomanduar për të shmangur efektet anësore!

Farat e linit – Sasia e rekomanduar për të shmangur efektet

Farat e linit njihen për përmbajtjen e lartë të fibrave dhe për përfitimet që falin për shëndetin e zemrës. Por për të përfituar prej tyre është e rëndësishme të dini sasinë që duhet të konsumoni në ditë. Përgatija e recetave që përfshijnë këto fara mund t’ju ndihmojë të arrini vlerën e rekomanduar ditore, thote agroweb. Ju mund të zgjidhni të përdorni farat e lirit të bluara ose farat e lirit të plota, por sugjerohen te bluarat nëse keni probleme me tretjen.

Farat e linit përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, madje ato konsiderohen si një burim proteinash me bazë bimore.

Sipas ekspertëve sasia e rekomanduar ditore është 2 lugë gjelle me fara lini, të cilat përmbajnë lëndët ushqyese të mëposhtme:

Megjithëse grupohen në kategorinë e “yndyrave të shëndetshme”, farat e linit janë gjithashtu të larta në proteina, të cilat janë një zëvendësues i mirë i proteinave me bazë shtazore.

Yndyrnat e shëndetshme që ato përmbajnë kontribuojnë gjithashtu në shëndetin e zemrës, në uljen e kolesterolit dhe të presionit të gjakut.

Për shkak se farat e lirit janë të pasura me fibra, shumë nga anët negative lidhen me problemet e tretjes.

Ato mund të shkaktojnë fryrje, gazra dhe diarre.

Për të shmangur këto efekte anësore, mos e teproni me konsumin e tyre dhe pini shumë ujë gjatë ditës.

Kjo do të parandalojë që fibrat të shkaktojnë kapsllëk ose simptoma të tjera të pakëndshme.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të shmangni farat e linit që janë të papërpunuara, pasi ato mund të përmbajnë përbërës toksikë.

Ata gjithashtu raportojnë se gratë shtatzëna duhet të shmangin farat e lirit, vajin e lirit dhe suplementet e farave të lirit, për shkak të efekteve të lehta hormonale.

Për fat të mirë, reaksionet alergjike ndaj farave të lirit janë të rralla dhe kur konsumohen me përgjegjësi, rreziku i përjetimit të këtyre efekteve anësore është i ulët.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF