KreuStil Jetese

Kritika nga valltarët, Dua Lipa mbron “gratë e striptizës”!

Kritika nga valltarët, Dua Lipa mbron “gratë e

Dua Lipa ka mbrojtur faktin që ka frekuentuar një klub striptize me Lizzon në Amsterdam. Reagimi i saj erdhi pasi disa kërcitarë që vallëzojnë me Duan e quajtën këtë lëvizje si “ngacmim në klubet e seksit” – dhe ylli Kosovar i popit me famë botërore i komentoi këto kritika për Vogue Francë.

Duke u shfaqur në kopertinën e edicionit të fundit të revistës Vogue, ku ajo kishte hequr vetullat e saj para se të realizonte fotot në kostum trupi, Dua tha se gratë moderne vazhdimisht janë të “turpëruar për gjithçka dhe çdo gjë që bëjnë”.

Ylli kosovar theksoi se e kishte shijuar atë natë me Lizzon në klubin e striptizës pasi u ndanë çmimet Grammy për vitin 2020 dhe foli hapur për reagimin e ashpër që mori pastaj kur u akuzua se po e përkrah “shfrytëzimin e grave”.

Dua i tha revistës në këtë intervistë që është bërë para se valltarët e saj ta akuzonin: “Natyrisht, jam kundër çdo lloji të shfrytëzimit. Por, e shoh këtë kritikë pa fund edhe për vetë zgjedhjen që bëjnë gratë. Është si të lundrosh në një fushë me mina që nga fillimi”, u shpreh ajo.

“Ne jemi të turpëruara për gjithçka dhe çdo gjë. A i mendon dikush përvojat e vetë njerëzve para se t’i sulmojnë ata? Kështu që, për mua, është shumë e rëndësishme të respektohen zgjedhjet e grave, cilatdo qofshin ato”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF