KreuStil Jetese

Së shpejti prindër? Mos vallë Luizi sapo dha lajmin e ëmbël:  Ja ku jemi sot..

Së shpejti prindër? Mos vallë Luizi sapo dha lajmin e

Që në momentet e para të romancës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u kthyen në një nga prej çiftet më të diskutuar të showbiz-it shqiptar. Fansat vazhdojnë të mbeten mjaft kureshtarë për marrëdhënien e tyre edhe pasi kanë kaluar disa muaj nga përfundimi i “BBVIP” . 

Teksa të dy ata janë mjaft të fokusuar te karriera; Kiara momentalisht me biznesin e saj të ri, ndërsa Luizi me aktivitetet muzikore, ata vazhdimisht gjejnë kohën për të kaluar momente së bashku, të cilat shpesh zgjedhin të ndajnë copëza prej tyre me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi Luizi ka bërë një postim që ka tërhequr jo pak vëmendjen e fansave. Ai ka ndarë një foto krah Kiarës, duke mbajtur një beb në duar dhe shkruan se po bën prova për story-n që do të publikojë pas ca kohësh, pra kur të bëhen prindër.

“Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga ‘Big Brother’ dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për story-n që do të bëjmë pas ca kohësh”, shkruan Luizi.

Nuk dihet nëse vërtet ata janë në pritje të një fëmije dhe Luizi zgjodhi këtë mënyrë të veçantë për të ndarë lajmin e ëmbël, apo thjesht ai ka folur për një të ardhme të largët..

Mbetet për t’u parë..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF