
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon në mediat sociale, ku ajo shihet me flamurin serb gjatë koncertit në Hungari.
Rita në një deklaratë për “Klan Kosova”, është shprehur se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka ka parë se cilit shtet i përkiste.
Ajo ka thënë se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena. Më tej, Rita thotë se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mos respektimi ndaj popullit shqiptar.
“Mbrëmë gjatë performancës në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.
“Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time.”



Threads së shpejti në versionin web


Horoskopi ditor, e dielë 27 gusht 2023














