KreuStil Jetese

Performoi me flamurin serb, reagon e ëma e Rita Orës: Më ke bërë nervoze

Performoi me flamurin serb, reagon e ëma e Rita Orës: Më ke

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora së fundmi ka qenë në qendër të kritikave pas performancës së saj në Hungari. Këngëtarja shqiptare mori pjesë në Festivalin e Rinisë në Szeged, ku fansat i hodhën asaj një flamur serb, të cilin ajo e mbajti gjatë gjithë pjesës së mbetur të performancës.

Vetë këngëtarja reagoi duke pohuar se nuk e dinte cilit shtet i përkiste flamuri, pasi nuk e kishte vënë re për shkak të dritave në skenë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe nëna e Ritës, Vera Ora, e cila mesa duket e ka qortuar të bijën, ndaj më pas ka vendosur t’i kërkojë falje publikisht. 

 “M’fal të kom bërtit shumë por më ke bo nervoz. Mos u trullo”, ka shkruar Vera në rrjetin e saj social Instagram përkrah një fotoje të Ritës, ku kjo e fundit shihet me duart në formën e shqiponjës.

 “Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, sqaroi vetë Rita Ora.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF