KreuStil Jetese

Do të performonte në klubin ku vdiq 17 vjecari, reagon Fifi!

Do të performonte në klubin ku vdiq 17 vjecari, reagon Fifi!

Ngjarja e rëndë në një klub të njohur të Sarandës, ku ndërroi jetë 17 vjecari  Antonio Delilaj, ka tronditur të gjithë opinionin publik shqiptar. Adoleshenti po punonte gjate sezonit të verës për t`i ardhur në ndihmë familjes, pa e ditur se nuk do të kishte sigurinë e duhur në vendin e punës.

I riu vdiq në rrethana të tmerrshme; kavoja e ashensorit artizanal të lokalit, që nuk ishte kontrolluar prej 4 vitesh, u këput duke bërë që kamarieri i ri të goditej në kokë. Delilaj nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Me qindra vetë morën pjesë në përcjelljen e tij drejt banesës së fundit, e me mijëra të tjerë përcollën ngushëllimet e tyre për familjen në rrjetet sociale.

Mes tyre edhe këngëtarja Filloreta Raci, e cila ishte ftuar të performonte në klubin ku ndodhi tragjedia, por nuk mundi për shkak të ngjarjes. ”Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok”, shkroi ajo në profilin e saj në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF