KreuStil Jetese

Miley Cyrus përlotet teksa flet për babain e saj, Billy Ray!

Miley Cyrus përlotet teksa flet për babain e saj, Billy Ray!

Miley Cyrus ka folur për fëmijërinë e saj dhe se si ajo ndryshonte nga babai i saj, Billy Ray Cyrus, kur u rrit. Në disa video në TikTok, e frymëzuar nga kënga e saj e fundit, “Used to Be Young”, Miley ka reflektuar për të kaluarën e saj, që nga lindja e saj në 1992 deri në ditët e sotme.

“Kur unë linda, babai im kishte këngën nr. 1 të country”, kujton Miley përpara se të diskutonte se si ajo dhe babai i saj ndryshonin në qasjen e tyre ndaj famës. “Babai im u rrit ndryshe nga unë, kështu që mendoj se këtu lidhja ime dhe e  babait tim me famën dhe suksesin është jashtëzakonisht e ndryshme”, mendoi ajo për këngëtarin e “Achy Breaky Heart”.

 “Dashuria që audienca i jepte ndikoi tek ai emocionalisht më shumë se tek unë. Kur ai ndihet i veçantë apo i rëndësishëm, është si të shërosh një plagë fëmijërie”. Diskutimi bëri që këngëtarja të përlotet, duke pranuar: “Më bën emocionale, kështu që mendoj se ky është ndryshimi”, përpara se të fshinte lotët , duke thënë: “Oh, më kapi”.

Duke parë një video të vetes së saj të vogël duke reaguar ndaj Billy Ray duke kënduar, Miley shton, “Unë kam shumë kujtime të shkëlqyera, duke kënduar muzikë me babin tim. Videoja e Miley-t vjen pak pasi ajo ishte në dasmën e mamasë së saj, Tish Cyrus me aktorin e Prison Break, Dominic Purcell.

Tish dhe Billy Ray ishin të martuar për 28 vjet, gjatë së cilës kohë ata u ndanë dhe paraqitën kërkesë për divorc tre herë, duke u pajtuar vazhdimisht deri në paraqitjen përfundimtare të Tish në prill 2022. Në dosje, u vu re se të dy nuk kishin jetuar së bashku që nga shkurti 2020, dhe ajo përmendi dallimet e papajtueshme si arsye për divorcin e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF