KreuStil Jetese

Nuk e ndërron Shqipërinë me asnjë: Dua Lipa, lëvdata në Vogue!

Nuk e ndërron Shqipërinë me asnjë: Dua Lipa, lëvdata

Dua Lipa nuk i ka kursyer sërish lëvdatat për Shqipërinë, duke e ngritur lart emrin e vendit tonë, këtë herë në një nga revistat më prestigjioze të botës së modës: Vogue.

Ylli i skenave botërore në rrëfimin e saj për prestigjiozen franceze, shoqëruar me një set fotografik të guximshëm dhe pazakonta, ndër të tjera, ka përmendur udhëtimet e shumta nëpër botë. Dhe në renditjen e vendeve më të bukura për t’u vizituar, ajo vendosi në krye Shqipërinë. Dua i adhuron pushimet në “shtëpinë e saj”, shkruan Vogue, ku nuk lë pa përmendur origjinën e këngëtares.

“Shqipëria, një destinacion në pritje të eksplorimit, është rrezatuese me plazhet e saj fantastike, terrenet shkëmbore dhe fshatrat tradicionale, shumica e të cilave mbeten ende të paprekura nga turizmi masiv”, thekson revista. Edhe pse Dua ka eksploruar vende të shumta nëpër botë, për të Shqipëria sërish lë pas edhe vende si Tokio, plazhet Xhamajkane apo ishujt e Peloponezit. Të dytën në listën e vendeve për tu vizituar, Dua ka zgjedhur pikërisht këto të fundit, që sipas saj ofron një kombinim të mrekullueshëm shpesh të injoruar në vendin fqinj.

Dua thekson se i pëlqen të vizitojë vendet që nuk janë shumë të frekuentuara, aty ku natyra ka mbetur ende a paprekur nga dora e njeriut apo ato që ofrojnë kulturë të larmishme. Në Shqipëri, këngëtarja ka shpenzuar pjesën më të madhe të pushimeve të saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe kërcimet e valleve me familjen e saj, që tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme.

Instagrami i saj me 90 milionë ndjekës padyshim është një nga promovuesit më të mëdhenj të rivierës shqiptare në vitet e fundit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF