KreuStil Jetese

Greta Koçi në pritje të ëmbël? Detaji që i ra në sy ndjekësve!

Greta Koçi në pritje të ëmbël? Detaji që i ra

Greta Koçi dyshohet se mund të jetë në pritje të ëmbël, dhe shkak për këto aludime janë bërë veshjet me të cilat këngëtarja është shfaqur në daljet e fundit: Ato janë përgjithësisht sportive ose të gjera.

Ndjekësit madje kanë vënë re në disa video që qarkullojnë në rrjet, barkun paksa të fryrë të saj teksa këndonte në një dasmë. Fansat kaq deshën e nisën menjëherë të ofronin urimet e tyre.

Vellai dhe motra ❤️? Kenaqesi te jem pjese e ketyre momenteve ? #gretakoci #albania #fyp #motraime #moter #vella #vellamoter #dasem

Greta rrëfeu disa kohë më parë se ka lidhur kurorë me partnerin e saj, lidhja me të cilin vazhdonte prej katër vitesh tashmë. Sa i përket dasmës, këngëtarja u shpreh asokohe se dëshiron të bëjë diçka simbolike dhe se shumë shpejti do ta shohim me fustanin e bardhë.

Këngëtarja tregoi se  partneri i saj është shqiptar e punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë jashtë vëmendjes publike jetën e saj private.

“Nuk kam bërë dasmë, besoj se duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat dhe pse jo në një të ardhme të afërt do të doja të bëja diçka simbolike. Kam dashur që ta mbaj gjithmonë private këtë pjesën e familjes, bashkëshortit, duke qenë se ai është një person që nuk i përket botës së shoëëiz, kam dashur të jem më diskrete. Por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur, e qetë”- qe shprehur ajo kur ishte e ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’, duke mos lënë pas edhe dëshirën për të pasur një fëmijë në të ardhmen.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF