KreuStil Jetese

FOTO/ Pamja e Kris Jenner i lë fansat pa fjalë!

FOTO/ Pamja e Kris Jenner i lë fansat pa fjalë!

Ne jetojmë në një botë filtrash, por pavarësisht kësaj një postim i fundit i Kris Jenner në Instagram surprizoi jo pak ndjekësit e saj. Kris duket shumë e filtruar në videon e publikuar nga grimieri Samer Khouzami, i cili gjithashtu ndau edhe një foto të Kris-it, ku fytyra e saj dukej jashtëzakonisht e lëmuar.

A post shared by Samer Khouzami (@samerkhouzami)

Nuk mund të mohohet se 67-vjeçarja është në super formë edhe pa filtra, por pamja e saj aq shumë e kuruar nga efektet shkaktoi shumë reagime. “Çfarë dreqin po ndodh, kjo nuk është fytyra e saj”, shkroi një person.

“A mund ta heqim filtrin dhe të shohim se si duket vërtetë…”, pyeti një person. “Janë njerëz të inteligjencës artificiale, jam i sigurt që e kanë bërë si shaka për të parë reagimet”, tha një tjetër.

A post shared by Samer Khouzami (@samerkhouzami)

Dhe më pas nuk mungoi as komenti nga FaceTune, “Kjo është një kohë e shkëlqyer për t’u thënë të gjithëve se kemi FaceTune për video”.

Kjo nuk është hera e parë që Kris Jenner është kritikuar për ndryshimin e pamjes së saj në internet. Në prill, Jenner dhe vajza Khloé Kardashian u kritikuan për përdorimin e një sasie “të frikshme” filtrash në një seri selfie.

Fytyra e Jenner u bë gjithashtu temë diskutimi pas premierës së sezonit të tretë të “The Kardashians” në maj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF