Që në momentet e para të romancës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u kthyen në një nga prej çiftet më të diskutuar të showbiz-it shqiptar. Fansat vazhdojnë të mbeten mjaft kureshtarë për marrëdhënien e tyre edhe pasi kanë kaluar disa muaj nga përfundimi i “BBVIP” .
Së fundmi ata kanë qenë në festën që prindërve të Kiarës që kanë organizuar për 30-vjetorin e martesës dhe çifti mund të themi me plot gojë se ka ‘djegur’. Duhet thënë se në videot e publikuara Luizi dhe Kiara duken më të se lumtur kurrë.
Ndërkohë pjesë e festës ka qenë edhe mami i Luizit, dhe këtë e ka zbuluar vetë këngëtari pasi ka ndarë një fotografi me nënën e tij në rrjetin e tij social Instagram.
Këto muaj kanë qenë me shumë angazhime për Luizin dhe Kiarën. Teksa të dy ata janë mjaft të fokusuar te karriera; Kiara momentalisht me biznesin e saj të ri dhe me moderimin, ndërsa Luizi me aktivitetet muzikore, ata vazhdimisht gjejnë kohën për të kaluar momente së bashku, të cilat shpesh zgjedhin të ndajnë copëza prej tyre me ndjekësit në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, Luizi ka bërë një postim që ka tërhequr jo pak vëmendjen e fansave. Ai ka ndarë një foto krah Kiarës, duke mbajtur një beb në duar dhe krah saj ka shkruar se po bën prova për story-n që do të publikojë pas ca kohësh, pra kur të bëhen prindër.
“Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga ‘Big Brother’ dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për story-n që do të bëjmë pas ca kohësh”, ka shkruar Luizi.
Nuk dihet nëse vërtet ata janë në pritje të një fëmije dhe Luizi zgjodhi këtë mënyrë të veçantë për të ndarë lajmin e ëmbël, apo thjesht ai ka folur për një të ardhme të largët..
Mbetet për t’u parë..