Pas një studimi me mbi 100 studentë, studiuesit kanadezë nga Universiteti i Ontarios dolën në përfundmin se njërzit që vuajnë nga ankthi kanë konficentin e inteligjencës mbi mesataren.
Nga vëzhgimi i shkencëtarëve, ata që kishin zgjedhur më shumë fraza që shprehnin ankthin, treguan performancë më të lartë në testet e inteligjencës verbale. Sigurisht që nuk është i vetmi hulumtim i lidhur që është bërë.
Në të njëjtën kohë, një psikiatër, Jeremy Coplan, vuri re se ata që vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar kanë një IQ më të lartë se ata që përjetojnë ankth të lehtë. Aftësia e një personi të zgjuar për të parë një situatë nga këndvështrime të ndryshme shoqërohet me nivele më të larta shqetësimi dhe ankthi.
Nga ana tjetër, vetë stresi mund të na shtyjë të përpiqemi më shumë në fushat që na interesojnë, duke kultivuar kështu inteligjencën tonë. Domethënë duket se është një marrëdhënie e dyanshme.
Ka, sigurisht, përjashtime: një studim tregoi se stresi mund të ndikojë negativisht në IQ, sepse thjesht, sipas psikologut Robert Epstein, “kur dikush vuan nga stresi, ai nuk mund të mendojë shumë qartë”. Por, siç beson ai vetë, përjashtimet nuk e hedhin poshtë përfundimin e përgjithshëm.
Disa nga mendimtarët më të mëdhenj të historisë, si Charles Darwin, Abraham Lincoln dhe Nikola Tesla, besohet se kanë vuajtur nga çrregullimet e ankthit.