Dea Mishelin mesa duket sezoni i ri televiziv do ta gjejë me një emision të sajin në ekranin e Top Channel. Këtë e ka lënë të kuptohet vetë ajo, pasi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Teksa ka ndarë disa nga pyetjet e ndjekësve, ku ata e pyesin se nëse do ta shohin së shpejti në moderim, Dea shkuan, “Kjo do bëhet shpejt”, duke lënë të kuptohet se tashmë ka në duar një projekt.
Një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse do të jetë pjesë e ndonjë aktrimi si dikur, Dea përgjigjet, “Një projekt është bërë. Një tjetër projekt shumë i veçantë është në diskutim. E kam me shumë emocione. Mund ta merrni me mend? Më uroni fat”, është përgjigjur Dea.
Kujtojmë që Dea Mishel ishte një nga finalistet e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në një nga lojërat e zhvilluara, ajo pati fatin të jetë në rolin e prezantueses së “Big Brother VIP”.
Madje ajo doli nga shtëpia dhe për disa minuta moderoi ‘reality show-n’ nga studio, duke zëvendësuar për disa çaste Arbanën. Dhe duhet thënë se në mes emocioneve të shumta që ajo kishte ja doli më së miri..