Thumbat në distancë vazhdojnë në mini-dramën virtuale mes çiftit Ledri-Sara dhe Dafina Zeqirit. Këngëtarja i fshiu nga rrjetet sociale me pretendimin se kishin treguar mungesë respekti ndaj saj dhe donin thjesht të merrnin vëmendje, ndërsa Sara tha ftohtë se nuk kanë pasur asnjë marrëdhënie.
Dhe nuk u mbyll me kaq. Sot Sara ka publikuar disa foto në Instagram dhe dikush i shkruan: “T’i kom dhon krejt!” . Ajo nuk ka ngurruar t’i komentojë me ironi “Ama prap m’le vetëm”.
”Kam vendosur t’u bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË”, shkruante Dafina pak dite me pare.
Gjithçka nisi nga një koment që Ledri bëri në një postim ku Dafina kishte publikuar këngën e fundit dhe pyeste fansat se cila pjesë ju pëlqente më shumë. “T’i kom dhon krejt”, ishte komenti i Ledrit, të cilin më vonë e fshiu.
Kjo fjali e përdorur në këngën e Dafinës në bashkëpunim me Elgitin, ishte përdorur më herët në këngën e reperit në bashkëpunim me Romeon. Ndoshta kjo fjali është shkruar nga Elgiti i cili është bashkëpunëtor në të dyja këngët, por mesa duket Dafinës nuk i ka pëlqyer aspak reagimi i Ledrit dhe situata mes tyre agravoi në këtë pikë.