KreuStil Jetese

U godit në fytyrë me fishekzjarre; reagon Ellie Goulding, tregon gjendjen e saj!

U godit në fytyrë me fishekzjarre; reagon Ellie Goulding, tregon

Ellie Goulding i ka siguruar fansat se është “OK”, pasi u godit në fytyrë nga një fishekzjarre gjatë performancës.

Incidenti ndodhi në Festivalin Victorious në Portsmouth, Angli, fundjavën e kaluar kur një fishekzjarre e goditi në fytyrë, ndërsa ajo po këndonte “Miracle”.

Edhe pse 36-vjeçarja ishte në gjendje të vazhdonte me setin e saj, ajo bërtiti “f—“, teksa mbante fytyrën e saj, të paktën kështu dukej në një videoje të publikuar nga fansat në TikTok.

“Për ata që pyesin, jam mirë!”, shkroi Goulding krahas një emoji me fishekzjarre. “Fishekzjarrja nuk më goditi në fytyrë. Fytyra është e paprekur. Ju dua, faleminderit”.

Incidenti i Goulding vjen pas ngjarjeve të ngjashme në skenë ku janë përfshirë artistë, si, Bebe Rexha, Drake, Kelsea Balerini, Steve Lacy, Kid Cudi dhe Pink.

Në prill, Goulding foli për “PEOPLE” se si ajo ka vuajtur më parë nga ankthi dhe ka përjetuar ulje-ngritje të shumta me shëndetin mendor që kur mirëpriti Arthurin në prill 2021. “Gjithsesi të qenit pranë Arthurit automatikisht, largon ankthin tim”, shpjegoi Goulding.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF