KreuStil Jetese

Rita Ora, sërish në qendër të kritikave: Ngatërron origjinën e bashkëshortit!

Rita Ora, sërish në qendër të kritikave: Ngatërron

Këto ditët e fundit të gushtit nuk kanë qenë dhe aq të mira për Rita Orën, e cila e gjeti veten së fundi në mesin e një tjetër debati, pas atij që shkaktoi me incidentin e flamurit serb.

Këngëtarja së fundi po “kryqëzohet” në rrjet për një ngaterrësë të bërë lidhur me origjinën e të shoqit. Rita ka lidhur kurorë me regjisorin e famshëm, Taika Waititi. Ata duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Megjithatë, në episodin e fundit të “The Voice Australia”, ku këngëtarja është pjesë e jurisë, ajo bëri një gabim për vendin nga i cili ai vjen.

Një konkurrent këndoi “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder, një performancë që u pëlqye nga të gjithë gjyqtarët, ndërsa ku u pyet për formimin e tij muzikor, ai tha se ishte rritur duke kënduar në një kishë në Samoa.

Jason Derulo më pas i tregoi konkurentit disa tatuazhe nga Samoa, ndërsa po ashtu tha se truproja e tij është nga atje. Ndërkohë edhe Rita Ora komentoi duke u shprehur: “Edhe unë jam e martuar me një burrë që është gjysmë samoan”, gjë që nuk është krejtësisht e vërtetë, duke qenë se Taika është në fakt me origjinë maori, dicka e ndryshme nga samoan.

Fansat e artistes, njerëzit që e ndjekin dhe ndjekësit e “The Voice” që kapën momentin, kanë nisur reagimet në platformën X, ku ironizuan këngëtaren duke i thënë se duhet të dijë më shumë gjëra për burrin me të cilin u martua.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF