KreuStil Jetese

I akordon “Yllin e mirënjohjes”; Rama: Lutem për Fatos Nanon, në këto orë të vështira të luftës për jetën!

I akordon “Yllin e mirënjohjes”; Rama: Lutem për Fatos

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. E teksa këtë të mërkurë u bë me dije se gjendja e tij ishte përmirësuar, mesa duket orët e fundit nuk kanë qenë aspak të mira.

Lajmi është dhënë nga kryeministri aktual i vendit tonë, Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, i ka dedikuar disa fjalë Fatos Nanos.

“LUTEM PËR FATOS NANON, Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme,

në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot bashkë me lutjet tona edhe mirënjohjen tonë të madhe, për gjithçka të mirë mundi t’i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”, shkruan Rama.

Krahas postimit kryeministri ka ndarë edhe tre fotografi ku shihet se i ka akorduar Fatos Nanon medaljen për kontributin e dhënë, “Mirënjohje publike”, “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF