KreuStil Jetese

Sam Asghari heq Britney Spears nga Instagrami!

Sam Asghari heq Britney Spears nga Instagrami!

Sam Asghari ka bërë ‘unfollow’ Britney Spears pak javë pasi paraqiti kërkesën për divorc nga ylli i popit, pas vetëm 14 muajsh martesë.

Të mërkurën, më 30 gusht, Asghari, 29 vjeç, nuk renditej më si një nga 42 milionë ndjekësit e Spears në Instagram, ndërkohë që ajo ende ndjek llogarinë e ish-it të saj.

Që kur u publikuan lajmet për ndarjen e tyre, ata kanë qenë kryefjalë e mediave. Në media është aluduar se Sam e ka akuzuar Spears se kjo e fundit e ka tradhtuar. Gjithashtu nuk munguan as akuzat se këngëtarja kishte ushtruar dhunë mbi të gjatë natës, teksa ai ishte në gjumë.

Spears duket se nuk u ndikua nga ky veprim, pasi ajo është aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke kërcyer e lumtur dhe e shkujdesur.

Asghari bëri kërkesë për divorc nga Spears, 41 vjeçe, më 16 gusht pas 13 muajsh martesë, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes së tyre. Në dosje, Asghari kërkoi mbështetje bashkëshortore dhe që fituesja e Grammy të mbulonte tarifat e avokatit të tij.

Por mësohet se Spears dhe Asghari nënshkruan një marrëveshje paramartesore përpara dasmës së tyre, ku thuhej se ai nuk përfitonte asgjë nga pasuria e këngëtares në rast ndarje.

“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të përfundojmë rrugëtimin tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj më të mirën gjithmonë”, shkroi Asghari në Instagram një ditë pas dorëzimit të dokumenteve. “Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë përfshirë mediat të jenë të sjellshëm”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF