
Vajza e Angelina Jolie, Shiloh Jolie-Pitt, është shfaqur me një ‘look’ të ri pasi ka prerë flokët, por jo vetëm kaq. 17-vjeçarja u pa me flokët e prerë shkurt dhe të lyer rozë, teksa darkonte me një mik në Kaliforni.
Adoleshentja dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore, teksa qeshte në një tavolinë me shokun e saj. E bija e Jolie dhe Brad Pitt, ishte veshur rastësisht për daljen e saj, me një bluzë të zezë, pantallona të shkurtra xhins dhe atlete.
Pitt foli për Shiloh vitin e kaluar në premierën e filmit të tij “Bullet Train” në Los Angeles dhe aftësinë e saj për të kërcyer. Aktori ishte shprehur krenar pasi videoja e vajzës së tij, duke kërcyer në ‘Vegas’ të Doja Cat, u bë virale.
Aktori pranoi gjithashtu se nuk e ka idenë se nga e ka marrë talentin në kërcim, pasi ai vetë pohoi se nuk është aq i mirë me ritmin.
Ndërkohë, dalja në darkë e Shiloh vjen menjëherë pasi “Page Six” mësoi se Jolie, 48 vjeçe, ka punësuar vajzën e saj më të vogël, Vivienne, për të qenë asistente e saj në prodhimin e ardhshëm të Broadway-it të The Outsiders.
.






Horoskopi ditor, e enjte 31 gusht 2023




Studimi i ri: Gjuhët e huaja ndihmojnë kujtesën!




Pagjumësia – kura e thjeshtë me 3 përbërës!

FOTO/ Pamja e Kris Jenner i lë fansat pa fjalë!


6 çantat më në modë për vjeshtën 2023!


