KreuStil Jetese

Keni rrudha poshtë syve? Kjo maskë me patate dhe mjaltë është e duhura për ju!

Keni rrudha poshtë syve? Kjo maskë me patate dhe mjaltë

Pas moshës 25-vjeç, ndoshta një rrudhë ka filluar të shfaqet në fytyrën tuaj.

E dimë, është një moment jo dhe shumë i bukur, e që fatkeqësisht pritej, por është një proces i pashmangshëm. I pashmangshëm? Ndoshta jo dhe aq.

Të kujdesurit për lëkurën tuaj, tashmë është më e thjeshtë nga sa mund ta mendoni. Nuk është e nevojshme që të shpenzoni shumë para në sallone bukurie, por mund të bëni maska në kushte shtëpie me përbërës që gjenden shumë thjeshtë.

Pjesa më delikate është zona rreth syve, për këtë arsye ne kemi vendosur që t’ju sjellim një maskë që do t’ju ndihmojë në zhdukjen e tyre. Ju nevojitet pak patate dhe mjaltë. Shtrydhni pataten në një tas deri sa t’i dalë lëngun, shtoni dhe pak mjaltë, përzejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe vendoseni në fytyrë në zonën rreth syve, por edhe në ballë.

Mbajeni për 10-15 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Këtë maskë aplikojeni, 2 herë në javë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF